E Shtunë, 31 Tetor 2026

FIA OK urdhrave nga skuadrat

Formula 1

Formula 1 do te ofroje nje risi te rendesishme gjate sezonit te ardhshem. FIA dekretoi heqjen e rregullit qe nuk lejonte urdhrat e skuadrave. Ne kete menyre nuk do te regjistrohen me polemika si ajo e Cmimit te Madh te Gjermanise ne cirkuitin e Hokenhajmit kur skuadra Ferrari i tha ne menyre te koduar Mases i cili kryesonte garen se Alonso ishte me i shpejte. Federata Nderkombetare e Automobilizmit e perktheu kete si nje kerkese per ti hapur rruge shokut te skuadres i cili luftonte per titullin kampion. Pasojat per kete veprim te skuderise kokekuqe nuk munguan pervec polemikave dhe akuzave Keshilli Boteror i FIA-s e gjobiti Ferrarin me 100 mije dollare ndersa pilotet u cilesuan te pafajshem. Italianet pretendojne se kjo praktike perdorej qe prej krijimit te sportit madje ne finalen e sezonit te kaluar akuzuan vazhdimisht skuadren Red Bull se mund te bente loje strategjike per te ndihmuar Mark Veber. Prej Boterorit 2011 kjo nuk do te ndodhe me. Ne mbledhjen e fundit per kete vit te zhvilluar ne Montekarlo federata fshiu nenin 39.1 te rregullores sportive. Megjithate sipas nenit 151 c te Kodit Sportiv vazhdon te mbetet ne fuqi rregulli qe parashikon ndeshkime ne rast se regjistrohen episode te cilat ulin kredibilitetin e Formula 1.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›