Nga Kapelo te Spaleti tek Interi nis era post-Benitez
Gjate mengjesit te djeshem Rafa Benitez udhetoi se bashku me Interin drejt Abu Dhabit por sipas gjasave ne momentin e kthimit trajnerit do ti duhet te kape nje tjeter fluturim. Ne fakt ai ka humbur besimin e klubit dhe Masimo Morati ka nisur konsultimet per te gjetur nje zevendesues. Drejtori teknik i zikalterve Marko Branka eshte hedhur menjehere ne aksion. Kontaktet e para u zhvilluan me Luciano Spaletin per te kuptuar nese ai do te ishte i gatshem qe te prishte kontraten me ruset e Zenit St. Peterburg. Gjithsesi ish-trajneri i Romes nuk eshte kandidati i vetem per stolin ne ditet ne vazhdim do te shqyrtohen alternativa te tjera Kapelo Leonardo por edhe Zenga ne rolin e kujdestarit te perkohshem te stolit. Paraqitja shume e dobet kunder Verder Bremenit ne Champions League nxiti gjyqin ndaj trajnerit spanjoll qe per hir te se vertetes dukej i paevitueshem qe prej sfides me Kievon. Ne kete menyre lojtaret e Interit do te nisin aventuren e Boterorit per klube te vetedijshem se shume shpejt duhet ta rinisin punen nga e para me nje trajner te ri dhe mbetet ende per tu pare nese ata do te gjejne perqendrimin e duhur per ta fituar kete trofe.
Morati u paraqit perpara lojtareve per te evituar deshtimin e radhes ai u theksoi zikalterve te njejten gje qe tha perpara gazetareve dhe nuk preferoi te fliste privatisht me Benitez. U kufizua duke thene se te gjithe jane ne pikepyetje dhe jo vetem trajneri. Nderkohe per senatoret fjalimi ishte i ndryshem. Me nje ton me te vendosur ai i kerkoi te zbrisnin ne fushe dhe te tregonin me teper karakter dhe vendosmeri. Fjalet e tij mund te permblidhen Jeni pergjegjes edhe per paraqitjet e me te rinjve jepni shembullin e mire. Benitez nuk mori pjese ne bisede pasi preferoi te largohej me shpejt nga qendra stervitore. Ndersa Morati hengri dreke me disa drejtues dhe evitoi me cdo menyre qe te ftonte edhe trajnerin. Situata eshte mjaft e tensionuar. Tashme Rafa Benitez jeton si i ndare ne shtepi por nuk ka ndermend te heqe dore pasi eshte shume i bindur te puna qe ka bere. Megjithate rreth drejtuesit te stolit ekziston boshlleku. Natyrisht qe drejtuesit e Interit jane rreshtuar perkrah Moratit. Ne kete menyre i vetem kunder te gjitheve tekniku iberik do te tentoje qe te fitoje dicka dhe tu dhuroje zikalterve nje trofe qe u mungon prej nje jete. Me pas do te mendoje per aspektin ekonomik te divorcit dhe do te kthehet ne atdheun e tij.
Nderkohe klubi vazhdon te punoje per te ardhmen. Shembulli me i mire eshte prezenca e Fabio Kapelos ne Abu Dhabi per te ndjekur nga afer skuadren. Morati kishte kerkuar sherbimet e trajnerit te Anglise edhe gjate veres per te zevendesuar Murinjon. Per te ndryshuar ecurine e skuadres duhet nje dore e hekurt te cilen e ofron pikerisht Don Fabio. Benitez u tregua me i mire nga sa duhet ne nje ambient te komplikuar si ai i Interit.