Krasniqi ngjitet ne ring kunder Benks
Luan Krasniqi do te kthehet perseri ne ringun e boksit profesionist. Me 26 shkurt kampioni kosovar qe perfaqeson Gjermanine do te ndeshet kunder amerikanit Xhonatan Benks ne qytetin e Ludvigsburgut. Ne kete perballje 39-vjecari kerkon te tregoje se ka ende energji per te vazhduar karrieren. Ishin te shumte ata qe menduan se u menjanova por do te shohim si do te dukem ne ring ne muajin shkurt eshte shprehur ai. Perballe Benks sfida do te jete eliminuese ndersa fituesi i duelit do te kete shansin qe te luftoje per brezin e kampionit te peshave te renda ku si kundershtare mund te jene Vitali ose Vladimir Klicko. Jam i perqendruar te dueli me Benks pasi kjo eshte nje detyre serioze. Me pas ne rast fitoreje do te kem shansin te ndeshem me njerin prej vellezerve Klicko. Jam i lumtur qe mu dha kjo mundesi - perfundoi Krasniqi.