Barca prish traditen pranon sponsor
Te enjten ishte vetem nje ze i parakohshem i te perditshmes spanjolle Sport dje eshte zyrtarizuar. Barcelona nderpret nje tradite te gjate prej 112 vitesh dhe pranon te beje pis bluzen e saj me nje emer sponsori. Nuk behet fjale per nje marke komerciale bejne te ditur nga Kamp Nou por per nje logo institucionale e cila i perket nje fondacioni. E vertete por substanca mbetet Barcelona e zhytur thelle ne borxhe dhe qe po vonon shlyerjen e rrogave te qershorit te shkuar eshte dorezuar para arsyeve ekonomike. Nese nuk do te kishim gjetur situaten ekonomike qe kemi gjetur nuk do ta kishim pranuar ka bere te ditur te enjten zevendespresidenti i Barces Havier Faus. Qatar Foundation do te jete shkrimi i cili do te zbukuroje bluzat e Barcelones per 5 vitet e ardhshme duke filluar qe nga 1 qershori 2011. Ne kembim klubi i drejtuar nga Sandro Rosel ish-pergjegjes marketingu i Nike do te fuse ne arken e tij 150 milione euro plus bonuset eventuale te titujve. Pervec te tjerave Barca do te arketoje 15 milione euro mes janarit dhe qershorit 2011 pa vene marken ne bluze. 30 milionet sezonale paraqesin cmimin me te larte te paguar nga nje sponsor per nje bluze futbolli. Nje oferte qe nuk mund te refuzohej sa do qe te mundohemi te tregohemi romantike besnike te sloganit Me shume se nje klub. Tre vite me pare Barca kishte shkuar vertet pertej kufijve duke firmosur nje marreveshje me UNICEF-in dhe duke u bere klubi i pare futbollistik qe paguante sponsorin e saj 1.5 milione euro ne vit ne vend qe te merrte disa miliona ne kembim te emrit ne bluzen e saj. Marreveshja me UNICEF sapo eshte rinovuar dhe mbetet e vlefshme por organizata humanitare nuk do te jete e vetme ne camiseta-n blaugrana. Ate do ta ndaje me mikun e ri i cili sikurse behet e ditur nga Faus Po studiohet ideja per te krijuar nje logo unike me dy marka. Qatar Foundation eshte nje organizate joqeveritare sipas informacioneve te Barces. Kjo tingellon disi si nje autogol a eshte e domosdoshme qe nje organizate joqeveritare te shpenzoje kaq shume para per tu bere e njohur ne syte e botes Gjate konferences per shtyp nuk munguan pyetjet e veshtira dhe pergjigjet e vecanta Faus e ka perkufizuar Katarin Nje monarki absolutisht fleksibile dhe tolerante ne kete situate e ndiejme qe e kemi ne krahun tone.