FIA vendos për Renault dhe Briatore

Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit ka vendosur që skuderia Renault mund të garojë, por nëse kapet me parregullsi, qoftë edhe të vogla, do të skualifikohej menjëherë. Për ish drejtuesin e skuderisë, Flavio Briatore nuk ka më asnjë shpresë rikthimi në botën e Formula 1 sepse ai është përjashtuar përjetë, ndërsa shefi i inxhinierëve, Pat Symonds nuk mundet të punoje për 5 vitet e ardhshme. Asnjë dënim për pilotin spanjoll Fernando Alonso, dy herë kampion bote, që u cilësua i pafajshëm në gjithë këtë skandal. Vendimi ndaj skuderisë Renault dhe ish drejtuesve të saj vjen pas skandalit të Singaporit ku Piquet u urdhërua të përplasej për të ndihmuar shokun e skuadrës, Fernando Alonso.