E Diel, 1 Nëntor 2026

FIBA, Kosovës: Më parë njohja nga OKB-ja

Pas pritjes 24-orëshe, më në fund Federata Kosovare e Basketbollit ka marrë përgjigje nga Federata Ndërkombëtare e Basketbollit (FIBA).

 Në një njoftim të lëshuar nga FBK thuhet se FIBA mban të njëjtin qëndrim si në muajin prill, kur ishte refuzuar kërkesa e kosovarëve për anëtarësim në këtë organizatë.

“Për shkak se nuk ka pasur ndryshime në aspektin e njohjes së federatave tjera sportive, duke përfshirë edhe Komitetin Olimpik Ndërkombëtar dhe anëtarësimin në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Bordi Qendror i FIBA-s nuk e ndryshon vendimin e marrë në mbledhjen e zhvilluar në prill të këtij viti”, thuhet në njoftim.

Në takimin e 25 prillit të mbajtur në Kinë, Bordi Qendror i “qeverisë” botërore të basketbollit e hodhi poshtë kërkesën e FBK-së.

Argumentimi ishte se Kosova nuk njihet si shtet nga një numër i mjaftueshëm i shteteve ndërkombëtare, Komiteti Olimpik i Kosovës nuk është ende anëtar i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar dhe se Kosova ende nuk ka një vend në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Refuzimi i radhës erdhi pavarësisht vlerësimeve pozitive, se kjo federatë i plotëson të gjitha kushtet për anëtarësim në FIBA.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›