Zyrtare, Ronaldo tek Corinthias

Perfundon kalvari i gjate i vuajtjeve te sulmuesit brazilian Ronaldo. “Fenomeni” ka preferuar ta vazhdoje karrieren ne vendin e tij te lindjes dhe jo ne Evrope.
Pas rreth nje viti ndalese per shkak te nje demtimi te rende ne gju, ish lojtari i Milanit e ka marre veten dhe sezonin e ardhshem do luaje me skuadren braziliane te Corinthias. Edhe pse Roni u stervit per muaj te tere tek Flamengo, kjo skuader nuk ka mundur ta mbaje, duke e humbur tek kundershtaret e Corinthias.
“Ka nje marreveshje verbale por gjate diteve te ardhshme do zyrtarizohet kontrata”, ka thene per mediat agjenti i lojtarit, Fabiano Farah.
Pas ketij lajmi, tifozeria e skuadres se Corinthias eshte ne delir, pasi Ronaldo eshte nje sulmues qe mund te beje diferencen ne nje kampionat jo shume te forte si ai brazilian ku te gjithe yjet emigrojne per ne Evrope.
AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code