Teuta-Vllaznia, sot supersfida e Kupës

Kjo, sepse tri prej tetë ndeshjeve të planifikuara për t’u luajtur të mërkurën e kaluar, u shtynë. Dita e sotme do të sjellë sërish emocionet e sfidave për trofeun e dytë për nga prestigji në futbollin shqiptar me tri ndeshjet e shtyra: Teuta-Vllaznia, Bylis-Flamurtari, Besëlidhja-Elbasani.
Sfida më interesante pritet të jetë ajo që do të luhet në “Niko Dovana”, ku fituesit në fuqi të Kupës do të synojnë mbrojtjen e trofeut edhe në këtë edicion.
Do të jetë një ndeshje e vërtetë, pasi të dyja ekipet janë ambicioze dhe nuk dëshirojnë të lëshojnë terren në asnjë front, si në kampionat, ashtu edhe në Kupë.
Pavarësisht se kampionati për kuqeblutë është parësor, shkodranët theksojnë se e kanë vlerësuar këtë përballje. Tekniku Canaj pritet të hedhë në fushën e lojës futbollistët më të mirë që ka në dispozicion.
Ndërsa në krahun tjetër, trajneri Sulejman Starova kërkon të fitojnë ndeshjen e parë në shtëpi, pasi e di mirë se do të ketë shumë vështirësi në ndeshjen e kthimit në stadiumin “Loro Boriçi”.
AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code