E Shtunë, 31 Tetor 2026

FIFA: Gabuam me biletat e Botërorit

www.albania-sport.com - FIFA pranoi gabimin e saj në lidhje me politikën e shitjeve të biletave për Kampionatin Botëror “Afrika e Jugut 2010”, kur kanë mbetur më pak se dy muaj nga nisja e finaleve.

“Natyrisht, ne kemi bërë gabime, pasi duhet t’i kishim hapur qendrat e shitjes së biletave shumë kohë më parë. Për këtë ne duhet të jemi më fleksibël në të ardhme, kështu një person nuk mund të porosisë vetëm katër bileta për ndeshje, por mund të porosisë deri në dhjetë të tilla. Ne duhet të reflektojmë për këtë dhe deri në Kampionatin Botëror të Brazilit në vitin 2014 do të kemi mësuar akoma më shumë gjëra”, - tha sekretari i përgjithshëm i FIFA-s, Jerome Valke në Cyrih.

Tetë ditë para hapjes së fazës së pestë të shitjes së biletave për Kampionatin Botëror janë ende të pa shitura gati 200 mijë bileta të disponueshme. Për 27 nga 64 ndeshjet në total ka ende bileta në treg. “Unë mund të siguroj, se në 95 për qind e ndeshjeve biletat do të jenë të shitura të gjitha”, - tha presidenti i FIFA-s, Jozef Blater. Valcke theksoi se biletat për dy gjysmëfinalet dhe finalen janë të gjitha të shitura.


Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Premte, 23 Prill 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›