E Shtunë, 31 Tetor 2026

Francezët e duan Riberinë jashtë Kombëtares

www.albania-sport.com - Skandali seksual i yllit të Bajernit të Munihut me minorenen Zahia Dehar mund t’i kushtojë vendin në Kombëtaren franceze, Frenk Riberi.

Në një votim publik të organizuar nga gazeta franceze “France Soir”, 57 për qind të francezëve kanë votuar kundër përfshirjes së mesfushorit 27-vjeçar.

Kjo është një shumicë e qartë, por një pjesë e madhe e tyre nuk do të donin ta shihnin në formacionin e Rajmond Domenekut as në Kampionatin Botëror të Afrikës së Jugut, në finalet e të cilit, Franca mbërriti pas një goli të diskutueshëm në plejofin me Irlandën.

Në një sondazh tjetër të organizuar nga gazeta sportive “L’Equipe”, në lidhje me pyetjen, se nëse do të ndikonte çështja “Riberi” në paraqitjen e Francës në Kupën e Botës, 70 për qind të votuesve dhanë një përgjigje negative, duke mohuar se skandali i Riberisë do të ndikonte në futbollin francez.

Më 11 maj do të publikohet edhe lista zyrtare e Kombëtares franceze për në Botërorin e Afrikës së Jugut. A do të jetë Frenk Riberi, apo jo, kjo mbetet për t’u parë. Domenek është në përfundim të kontratës së tij me Federatën Franceze të Futbollit, por e di fare mirë se falë kontributit të jashtëzakonshëm të Riberisë në “Gjermani 2006”, Franca befasisht mbërriti në finale.


Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Premte, 23 Prill 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›