E Shtunë, 31 Tetor 2026

Partizani me sytë e veshët “tresh”

www.albania-sport.com - Partizani, pas “shokut” të pësuar në Lushnjë (humbi 4-0, ndaj një rivali direkt), ka mundësinë të rehabilitojë veten në sfidën e lehtë në letër kundër Memaliajt të vendit të parafundit.

Objektivi natyral i 15-herë kampionëve të Shqipërisë në Kategorinë Superiore ndaj modestëve të Memaliajt është vetëm fitorja, për të përfituar në ndonjë hap fals të rivalëve: Lushnjës në Ballsh, Elbasanit në Skrapar dhe Kamzës në Librazhd.

Elbasani do të udhëtojë në Skrapar me synimin për të vazhduar rrugën drejt Kategorisë Superiore, në kompeticionin ku verdheblutë janë shpallur 2 herë kampionë. Trajneri i Elbasanit, Krenar Alihmehmeti: “Jam i ndërgjegjshëm se ndeshja me Skraparin do të jetë shumë e fortë”.

Kamza do të përballet në Librazhd me Sopotin e vendit të fundit. Për trajnerin Perlat Musta, është e qartë se nëse Kamza e tij dëshiron të përsërisë Gramozin e sezonit të kaluar në debutimin e tij historik në Kategorinë Superiore, duhet të fitojë të katërt ndeshjet, përfshirë edhe atë me Bylisin në javën pasardhëse.

KATEGORIA E PARË
JAVA 27, 24.04.2010, 15:00

Sopoti-Kamza
Bilishti-Pogradeci
Bylis-Lushnja
Skrapari-Elbasani
Partizani-Memaliaj
Gramshi-Burreli
Besëlidhja-Ada
Luftëtari-Turbina

RENDITJA

1. Bylis 63
2. Elbasani 52
3. Lushnja 51
4. Kamza 50
5. Partizani 48
6. Ada 42
7. Pogradeci 42
8. Luftëtari 33
9. Besëlidhja 31
10. Burreli 29
11. Bilishti 28
12. Gramshi 25
13. Turbina 24
14. Skrapari 24
15. Memaliaj 20
16. Sopoti 18


Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Premte, 23 Prill 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›