E Shtunë, 31 Tetor 2026

FIFA, Shqipëria humb 7 vende për dhjetorin

TIRANE-Ndërsa është konfirmuar miqësorja me Slloveninë, Shqipëria ka humbur 7 vende në renditjen e përmuajshme të FIFA-s, duke e mbyllur vitin 2010 në vendin e 65-të. Kombëtarja kuqezi ishte e 58-ta në muajin nëntor, që ishte një rekord historik për të, por barazimi në miqësoren me Maqedoninë duket se ka ndikuar jo pak në këtë klasifikim. Në muajin dhjetor Shqipëria ka humbur edhe 23 pikë, duke u kaluar edhe nga skuadra shumë modeste si Kuba apo Xhamajka. Ndërkohë, renditja kryesohet nga Spanja e Holanda.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›