FIFA-UEFA Bosnja jashte turneve nderkombetare

Tani është zyrtare. FIFA dhe UEFA kanë përjashtuar Bosnje Herzegovinën nga të gjitha kompeticionet ndërkombëtare. I njëjti fat edhe për skuadrat boshnjake të cilat nuk do të luajnë në Kupat e Evropës. Një lajm i mirë për kombëtaren shqiptare, kuotat e të cilës për të mbyllur me sukses eliminatoret e Euro 2012 janë më të mëdha.
FIFA dhe UEFA ka marrë vendimin drastik si përgjigje ndaj mosbindjes së drejtuesëve të futbollit boshnjak për të unifikuar Federatën, e cila drejtohet nga tre presidentë, përfaqësues të etnive e ndryshme në Bosnje. Një president boshnjak, një serb dhe një tjetër kroat drejtojnë me rotacion çdo 16 muaj federatën boshnjake të futbollit, ndërsa thirrja e FIFA-s dhe UEFA-s për të ndryshuar situatën nuk është dëgjuar as në zgjedhjet e fundit ku me 28 vota kundër, 22 pro dhe 3 abstenime nuk është miratuar kërkesa e qeverisë evropiane të futbollit për të zgjedhur një president me mandat të plotë katërvjecar.
Si pasojë, e kësaj Bosnje Herzegovina tani është jashtë eliminatoreve të Euro 2012, duke ndryshuar dhe situatën në grupin D ku merr pjesë dhe Shqipëria. Sipas rregullores, skuadrës që nuk ka zhvilluar më shumë se gjysma e ndeshjeve në grup i hiqen pikët, ashtu si skuadrave që kanë luajtur kundër saj.
Kështu, Franca kryesuese zbret në kuotën e 9 pikëve, Bjellorusia mbetet në vendin e dytë me 8 pikë, ndërsa Shqipëria, e cila barazoi 1-1 kundër Bosnjes në Tiranë, renditet e treta me 7 pikë. Konfigurimi i ri i grupit D ngushton diferencat mes skuadrave të para, duke rritur shpresat e Shqipërisë për të mbylllur në mënyrën më të mirë fushatën eliminatore ku ëndrra e kuqezinujve është një kualifikim historik në kometicionin më të rendësishëm të futbollit në Evropë.
Nertan Prifti