E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protesta per listat. PS Ne Tirane 5 mije persona me shume

Mbi pese mije votues i jane shtuar listes se Tiranes, te cilet nuk figurojne me adresa ne kryeqytet. Denoncimi eshte i deputeteve socialiste te cilet kane qene prane njesive bashkiake per te kërkuar  kërkuar sipas tyre te drejten per tu informuar mbi ndryshimin qe po peson lista paraprake e zgjedhesve ne kryeqytet, perpara shpalljes perfundimtare te saj ne tete prrill. Deputi Ilir Gjoni ishte ne njesine tre, Saimir Tahiri ne njesine 6 dhe Eduart Shalsi ne njesine bashkiake numer 8.

”Këtu janë 5232 votues nga 34 mijë që ka njësia bashkiake dhe nga 17-18 mijë që votojnë zakonisht ose duke marrë parasysh votimet e 2009. 5232 banorë këtu figurojnë pa adresë” tha Gjoni.

”Nuk do ndalojmë deri kur e drejta jonë për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme, për të garantuar votën e qytetarëve ne do jemi këtu dhe do protestojmë” tha Tahiri.

Lista perfundimtare e zgjedhesve do te publikohet nje muaj perpara dates se zgjedhesve,  pas se ciles sipas kodit nuk mund te behet me asnje ndërhyrje ne te.

Rovena Moçka

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›