FIFA denim perjete per Bin Hammam

Mohamed Bin Hamam ka dhënë dorëheqjen nga posti si anëtar i Komitetit Ekzekutiv të FIFA-s, vendim që ka hyrë menjëherë në fuqi.
Vendimi është konfirmuar në një deklaratë zyrtare të institucionit që drejton futbollin botëror. Aty saktësohej se dorëheqja “është paraqitur më 15 dhjetor” te FIFA dhe Konfederata Aziatike e Futbollit.
63-vjeçari nga Katari, i akuzuar për korrupsion, është larguar nga të gjitha detyrat në botën e futbollit.
Sipas relacionit të Komisionit Hetues të FIFA-s, është konfirmuar se ish-kandidati për president, “ka shkelur në mënyrë të përsëritur nenin 19, që parashikon konfliktin e interesit.
Pas dorëheqjes, FIFA i ka dhënë ish-zyrtarit të lartë një tjetër dënim, pas atij të muajit korrik, që u hodh poshtë nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv. Mohamed Bin Hamam është pezulluar sërish përjetë nga futbolli.