FIFA do rishqyrtoje kerkesen e Kosoves per miqesoret
Federata Kosovare e Futbollit ka marrë lajme të mira nga FIFA. Federata Ndërkombëtare e Futbollit, nëpërmjet presidentit të saj, Sepp Blatter ka njoftuar se kërkesa e FFK-së për lejimin e zhvillimit të ndeshjeve miqësore, do të shqyrtohet në mbledhjen e radhës të Komitetit Ekzekutiv të FIFA-s.
“Një natë përpara nisjes sime në Japoni, për të marrë pjesë në Botërorin e klubeve 2011, ju falënderoj për letrën tuaj, të datës 31 tetor. Kërkesa juaj për zhvillimin e ndeshjeve miqësore do të jetë në rend të ditës, në mbledhjen e rradhës së Ekzekutivit të FIFA-s, që do të zhvillohet më 16-17 dhjetor në Tokio. Ne do t’ju informojmë për epilogun e mbledhjes së KE-së dhe rreth vendimit për kërkesën tuaj. Duke ju falënderuar për angazhimin tuaj në shërbim të sportit të futbollit, ju lutem që të besoni në ndjenjat e mia të përzemërta dhe miqësore”.”, ka njoftuar përmes një shkrese kreu i FIFA-s.