UEFA fal Lionin

Qeveria europiane e futbollit peshon me autoritet në anën e pafajësisë së peshores, lidhur me dyshimet e mëdha të ndeshjes mes Dinamos së Zagrebit dhe Lionit. Presidenti i UEFA-s, Mishel Platini, deklaron hapur se nuk mund të ketë dyshime për manipulim të rezultatit në Champions, edhe pse Lioni fitoi 7-1 në Zagreb dhe u kualifikua në kurriz të Ajaksit.
“Unë nuk kam dyshime sepse unë besoj tek ky kompeticion. Unë besoj tek integriteti i lojtarëve të këtij kompeticioni. Unë kam fituar një titull në 1982 me Sent Etienin kundër Mecit dhe na u desh të shënonim 7 gola në ndeshjen e fundit të kampionatit dhe ne fituam 7-0. Monako ishte gjithashtu pretendente për titull dhe fitoi 1-0, por kampionë dolëm ne. Nëse do të ndodhte diçka, do të duhej të përfshiheshin lojtarët e Dinamos së Zagrebit, Lioni, Ajaksit, Realit si edhe gjyqtarët. Ndaj, duhet të sillemi me kujdes”, tha Platini.
Dyshimet janë të forta dhe autoriteti francez për lojrat ka nisur një hetim, por gjithsesi në Champions ka pasur edhe më parë rezultate 7-1 apo edhe 8-0.