FIFA e prezanton Serbinë pa Kosovën

“Kush thotë, kush gënjen, që Serbia është e vogël?
FIFA!”.
Kështu shkruan e përditshmja serbe “Kurir”, e frustruar me faktin që shtëpia botërore e futbollit ka prezantuar Serbinë në broshurat e Botërorit Afrika e Jugut 2010, pa Kosovën në hartën e saj.
“Në këtë broshurë të cilën e siguruam në Qendrën e Mediave në stadiumin Mbombela në Nelspruit, Serbia është prezantuar në gjashtë faqe. Por, harta është prezantuar gabimisht. Kështu Serbia me ose pa qëllim është prezantuar pa Kosovën, që nuk është një pamje e këndshme kur lexohet ky material”, ka shkruar “Kurir”.
“E pabesueshme, por në broshurë thuhet se Serbia ka 7,38 milionë banorë, që është edhe një fakt se Kosova gjithsesi nuk është përfshirë si pjesë e Serbisë”, thuhet më tej.