FIFA: Asnjë ndëshkim për sulmuesin Vija
Disiplina
David Vija, sulmuesi i Kombëtares spanjolle, nuk do të ndëshkohet për goditjen me shuplakë ndaj mbrojtësit të Hondurasit, Emilio Izaguirre. Episodi ndodhi në takimin që “Furia e Kuqe” fitoi 2-0, falë dy golave të lojtarit të Barcelonës. Zëdhënësi i FIFA-s, Peka Odriozola konfirmoi se “Komisioni i Disiplinës vendosi të mos hapë asnjë hetim”. Vija do të jetë në fushë kundër Kilit.
#