E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kombetarja, demtohet Cana

Dita e pare e stervitjes per kombetaren tone ne Budapest ka ofruar dy seanca ku trajneri ka patur mundesine te njohe me mire gjendjen e lojtareve. Sipas burimeve zyrtare ne Federaten Shqiptare te Futbollit gjithçka ka ecur normalisht si ne mengjes ashtu edhe ne seancen e ores 17.00. Lorik Cana ka ndjere shqetesime ne gju paradite por nuk ka probleme shqetesuese. Kuqeznjite sterviten ne stadiumin e Fk Veçses, ne periferi te Budapestit.Edhe per te marten jane programuar dy seanca. Ende nuk jane ne formen me te mire mesfushori Klodian Duro, sulmuesi Hamdi Salihi e mbrojtesi Elvin Beqiri.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›