E Diel, 1 Nëntor 2026

Si e kam njohur shkrimtarin Bilal Xhaferri

/ /

Sa here kujtoj Bilal Xhaferin sjell ndermend vargjet kritikuara per fatalitet te Musa Vyshkes...

E ku i dihen udhet kesaj jetekushdi ku pergjon fundi si kusarSjell ndermend Dhimiter Xhuvanin ne nje nga udhetimet me tren kur shlyente ne Kombinatin Metalurgjik mekatin per romanin Tuneli. E pyeta Si te duket Bilal Xhaferri qe ne ate kohe po bente buje ne rrethet tona letrare. Flori njezetekater karat tha ai dhe nxitonte te lexonte nje roman te Kolduellit mbasi vajtje-ardhja me tren qene e vetmja kohe e lire qe i mbetej.
Nuk me kujtohet kur e kam takuar se pari po isha i mbushur me yllesine e mbreses qe me kishte shkaktuar nje tufe poezi botuar ne nje kolone anesore te Zerit te Rinise per te mos e harruar kurre vjershen Rosat dhe Baladen came. Per here te pare me mbiu filizi i mire i zilise ndaj nje te panjohuri qe shkruante poezi. Ishte si mbresa qe te le nje leter simpatie qe ti e lexon nen driten e henes ne kopshtin me molle te sapocelura mbeshtetur pas nje togu jonxheje te sapokositur sic me kish ndodhur ne botimin e librit tim te pare.
Sic duket qe prej kesaj mbrese po buiste si nga qafeperkulja e rosave pendebukura te vjershes krahu i ylberit qe do ta mbeshteste krahun tjeter ne supin e ushtareve te romanit Krastakraus.
Mos kosit kosites mbi varrin tim te humbur
ku mbin fille trifilesh dhe lulekuqe plage
Ne nje nga hotelet ordinere te Tiranes atje ku sot eshte Muzeu Historik me ka rastisur ti lexoja ne doreshkrim keto vargje dhe faqe nga beteja e Beratit. Po shkruante romanin. Merrte dieta sherbimi nga kryeredaktori cam i revistes Ylli qe e perkrahte. Edhe une isha i perkrahuri i redaktoreve dashamires te kesaj reviste Vehbi Skenderit e Naum Priftit sikunder pati fatin Bilali me Vath Koreshin ne Zeri i Rinise.
Duke lexuar kapitullin e betejes se Beratit pothuaj ndieja eren e gjakut te fresket. Ishte efekti i pershkrimit. Aroma e trendafilave te eger dhe ajo qe i ngjante asaj te mjaltit te shpellave e te zgerbonjave era e terfilit qe nuk ishte kositur i teri qe vinte nga livadhet dhe aroma e kumbullave te sapopjekura qe vinte nga bahcet nen zerin e kembanave sfidohej nga duhma qe dukej sikur kish ardhur kembe per kembe se bashku me ushtrine armike si nje frymemarrje e helmatisur e kesaj ushtrie. Ishte ulerima e shiut qe shi nuk pillte thoshte Bilali. Dhe mes kesaj arome e zera kembanash dhe duhmes perveluese daulleve te shiut rridhte currili i fresket i gjakut te dukagjinasit te bukur plot plage po qe nuk jepte shpirt po te mos e ktheje andej nga ishte Dukagjini i tij. Dhe juga qe shtynte mbi Tomorr ca re si savane si arkivol drejt masivit alpin.
Ah Kenga e sprasme e Bales klitha Se Berat se Berat Si zallishte e argjendte e nje burimi qe shteron Ishte fytyra e dukagjinasit qe i kish rrjedhur gjithe gjaku e nuk jepte shpirt. E Stresi shoku i vet i ngul majen e shpates ne zemer Sikur presen e ftohte te saj ta kish ndjere ne zemer te tij. E filloi te hapte nje varr. Kumi ishte i bute. Gropa u mbush shpejt me uje nga perbrenda. Ne ate uje u hap nje cope qiell plot me yje qe perpeliteshin neper gjethet e shelgjeve dhe kulprave te bardha. Trupi i te vdekurit u shtri nen kete qiell ne perkundjet e shtratit te bute te kulprave dhe u mbulua atje brenda nen kum bashke me yjet dhe lulet e bardha kacavjerrese Stresi vetem me naten me mesjeten me kalin dhe me nje varr. Rete mbi Tomorr si arkivole te vogla drejt Dukagjinit
Ky pershkrim lexuar gati gjysme shekulli te shkuar me kete imazh arkivoli te reve te romanit qe shtyheshin drejt veriut mu perserit me ardhjen e eshtrave te Bilalit nga pertej largesive e pertej oqeanit ne zbritjen e arkivolit te tij nga aeroplani per tu mbartur drejt amerise drejt Hoxhe Hasan Tahsinit. Tani mu plotesua domethenia edhe e vargjeve qe kisha botuar vite me pare
Hoxhe Hasan Tahsini qe flet me planetet
cyll kerkon te zbrese mbi gjithe alfabetet
Ata qe moren cmime letrare kur konkuronte edhe Bilali me librin qe hyn ne rrethin e veprave brilante te letersise sone sic ishte Njerez te rinj toke e lashte ata qe paten shansin nje vit me pare ti jepnin cmimin e nderit ketij romani-arkivol me titull Krastakraus e nuk ia dhane tani ishin te paret qe vraponin te mbanin bishtin e pelerines se purpurantit te mbanin arkivolin e tij sikunder ata qe kishin anatemuar Faik Konicen dhe nxitonin te vinin ne krah shiritin e zi demagogjik e te ligjeronin kumtesa duke rigelltitur grahmen e te vjellave te tyre Per te mbushur boshllekun qe hap e tashmja njerezit hedhin brenda ne te kufomen e se kaluares dhe shkelin e dalin matane - shkruhet ne Krastakraus
Bilali kishte vizatuar edhe portrete personazhesh midis fleteve te doreshkrimit atje ne hotelin e paguar me honorare botimesh. Mbaj mend dy prej tyre. Njeri portret ishte Bora dhe tjetri Ajkuna. Me duket edhe Stresin e kishte skicuar. Vizatonte paster. Njeri prej portreteve te vajzave ishte bukuria antike e ndaluar qe nuk i takonte askujt pervec natyres qe e lindi dhe do ta mbeshtillte perseri ne gjirin e saj. Keto ishin fjalet e shkruara poshte fletes se skicuar. Ku mund te jene valle tani ato skicime te piktorit Bilal Xhaferri. Ah qe nuk ia shkula nga fletet e doreshkrimit ato skicime
Kisha mbaruar studimet e rregullta ne Universitetin e Tiranes. Plejada e letrareve qe sot jane te njohurit e letersise e studente te nje kursi me mua te sapoemeruar redaksive dhe institucioneve te Tiranes pas dy muajshit te aksionistit ne Gradishte per ndertimin e hekurudhes se Myzeqese ishin thirrur ne zborin pasuniversitar te oficerit rezerve. Une nen nxehtesine e luftes se klasave qe po egersohej sic deshmonte edhe nje fjalim kanibalesk i kryeministrit te atehershem isha degdisur ne Librazhd dhe prej andej isha marre me perdhune ushtar ne repartin e punes ne Ndermarrjen Bujqesore Ushtarake megjithese i diplomuar me dy vellime me poezi anetar i Lidhjes se Shkrimtareve dhe Artisteve te Shqiperise.
Prashisja patate ne Zall-Herr te Tiranes e ne Tapize perballe Krujes. Jo me duket se shkulja patate nje dite kur Bilali erdhi ne zbor me rezerviste te Manzes e Shijakut. Marshimi i gardisteve te kuq lejfeniste kishte shkelur mbi shkrumbin e tempujve kishave e xhamive kishte hyre triumfalisht ne romanet dramat dhe poemat tona ne veprat me perfaqesuese te realizmit socialist. Bilal Xhaferri kishte shkelur kembezbathur mbi prushin e ketij triumfi delirant. Parandiej se mbi korridoret e Luvrit do te vershoje urina e Khaneve mongole shkruante nje poet rus. Dhe pastaj Mona Liza zbrit nga korniza se na duhet per Mao Ce Dunin Autori i Krastakrausit qe po bente buje dhe kishte zgjuar pervec admirimit tone edhe zili sapo kishte hedhur edhe hapin fatal hap qe sduhej ta hidhte. Kritikoi romanin te cilin vete ai qe e kishte pjelle do ta quante te dobet me vone. Dhe mori goditjen e pushtetit sic e njohin mire te gjithe.
Ne mbledhjet me kolektivin e ndermarrjes qe i drejtonte vete byroisti i vajtur ne Durres sekretar i pare njerezit me shihnin si ariun e dale nga pylli. na qenka ky qe u hengerka me ata lart
Dhe a e di se mua me ngjau si me nje Martin Ubini qe kam ne roman Dhe me tregoiNen bresherin e furishem Martini me shtizen e nje agreptari te vrare i kish hedhur cengelin ne sup nje kaloresi kundershtar dhe e terhiqte me gjithe kale Dukej sikur mund te mbante mberthyer ne vend nje kavaleri te tere. Kundeshtari u kujtua ta priste me jatagan shtizen qe e kish mberthyer te fileja e kemishes se hekurt prane supit Dhe ngau kalin tutje si ere kurse Martini u rrezua me nje ah marazi ne mes te te qeshurave. Qeshnin edhe turqit edhe shqiptaret
Me akuzojne si mbrojtes te klerikalizmit ne gazete Po ja ku e kam te shkruar diskutimin qe bera ne Lidhje Ishte i fundit ky takim i Zall-Herrit. Pastaj degjova qe ishte arratisur. Me nje ah marazi qe nuk ia mora nga duart ate doreshkrim kam shpresuar se mund tia kete varrosur bashke me te tjera doreshkrime shoku i tij i ngushte Namik Mane si varrimi qe i beri Stresi dukagjinasit nen ato rete qe era i shtynte si arkivol ne drejtimin tjeter te atdheut
Kisha pare te sapobotuar po qe nuk qarkulloi kurre librin poetik Lirishta e kuqe. Kisha me autografin e Bilalit librin me tregime Njerez te rinj toke e lashte qe mbeshtjelle me nje dyfletesh reviste kineze per te mos rene ne sy ia dhashe asaj ish-gjimnazistes Plasari tani me mbiemrin Guxholli qe mori pjese ne diskutimin fatal rreth Bilalit. Pastaj kete liber ma kerkoi Mehmet Isaj e nuk mu kthye me sic duket ia kishin perlare edhe atij.
Kur me rikthyen ne Librazhd te dimeroj per gati nje cerek shekulli e me kerkonin emer per djem te sapolindur kujtohesha per tregimin e gjate Pertej largesive me subjekt nga lashtesia ilire. Ergys kembengulja. Personazhi i tregimit te tij kish emer qe tingellonte i lashte dhe modern. Ia dhashe inxhinierit kimist te fabrikes se veres per djalin qe iu be piktor pastaj nje mesuesi kimie per te lindurin qe tani i eshte diplomuar jurist. Djali im ishte Ergysi i trete. Di qe vetem ne Librazhd atehere u bene pese Ergyse te ardhur si pertej largesive.
Ishte edhe ky emer jehone e asaj poetike qe percillet nepermjet mbreses qe te le bresherimi i frazes ne Pertej largesive e ne Krastakraus me Ergys dhe Stres ku pasthirrma aliterative sikur ish keputur neper grykat mijera prita guresh dhe rrokullisej me brerimet e bresherit e vershimet e perrenjve
Me trokun e patkojve me rrokullimat e bresherit e shkrepetimat e rrufeveme bertitje briresh e borish mbyllet romani

Sesion shkencor per shkrimtarin

Vdiq ne nje moshe ende te re. Rrethanat ende nuk jane shume te qarta ndonese ditet e fundit i kaloi ne shtratin e nje spitali ne ikago. Deri sa iku nga kjo jete Bilal Xhaferri i provoi te gjitha dhimbjen e nenes se vdekur pushkatimin e te atit nacionalist dhimbjen e shpines kur punonte si hamall gezimin qe te fal suksesi i pazakonte i nje vepre letrare trishtimi prej ndalimit te ndonje vepre pastaj heqja e se drejtes se botimit internimi me tej arratisja fitorja e lirise dhe ne fund semundja e befte. Sot ne oren 10.00 ne sallen e Tefta Tashko ne Ministrine e Turizmit Kultures Rinise dhe Sporteve zhvillohet Dita letrare per Bilal Xhaferrin. Behet fjale per nje sesion shkencor i cili mbahet me rastin e 75-vjetorit te lindjes se shkrimtarit. Kritike e studiues te letersise do te referojne mbi vepren letrare te Bilal Xhaferrit e cila botohet e plote me financimin e MTKRS-se me rastin e ketij pervjetori. Aktiviteti zhvillohet nga MTKRS dhe Fakulteti i Historise dhe i Filologjise.

NgaKoci Petriti

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›