E Diel, 1 Nëntor 2026

GJIROKASTER/ Vodhi vjehrren kapet 22-vjecari

GJIROKASTER - Grabitet vjehrra nga dhendri bixhozxhi. Ngjarja ka ndodhur para disa diteve por policia ka arritur te identifikoje autorin e vjedhjes pas disa pistave kerkimi. Sipas burimeve zyrtare nga Komisariati i Policise se Gjirokastres behet e ditur se u arrestua Bujar Gjumsi 23 vjec nga Kavaja. Sipas deshmive te dhena ne polici i riu me inicialet B.V. me daten 18 te ketij muaji rreth ores 1200 ne nje lokal ne lagjen 18 Shtatori prone e vjehrres se tij i ka vjedhur asaj portofolin brenda te cilit ndodheshin 300 euro dhe 8 mije leke. Uniformat blu mbi bazen e informacioneve te grumbulluara ne rruge operative si dhe nga puna hetimore e kryer prej tyre ne bashkepunim me organin e akuzes se Gjirokastres kane kryer dokumentimin me prova ligjore te kesaj vepre penale ku rezultoi se autori i dyshuar i kesaj vjedhjeje ishte shtetasi i lartpermendur. Sipas deshmise se te riut parate i kishte harxhuar ne lojera fati dhe i kishin mbetur vetem 5 mije leke.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›