E Shtunë, 31 Tetor 2026

FIFA heton ndeshjet eliminatore për Botëror në Afrikë

FIFA është duke zhvilluar hetime ndaj Etiopisë dhe Togos për shkak të dyshimeve se lojtarë të dyshimtë që janë paraqitur në ndeshje kualifikuese për Botëror. Sanksionet e mundshme do t’ia humbnin shpresat këtyre dy vendeve për kualifikim në Brazili 2014 dhe do t’i shtonte gjasat e Afrikës e Jugut dhe Kamerunit. 

Etiopia u kualifikua për “play-off” pas fitores të së dielës ndaj Afrikës së Jugut, por mund të humb fitoren me Botsvanën (2:1), për shkak të futjes në lojë të lojtarëve ta dyshimtë. FIFA po ashtu është duke hetuar fitoren e Togos ndaj Kamerunit (2:0) dhe fitorja me rezultat zyrtar mund t’i jepet në tavolinë Kamerunit. FIFA nuk ka precizuar cilët lojtarë ishin të pezulluar, që kanë luajtur në këto dy ndeshje.
(e.m/E.Ilnica/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›