FIFA jep garanci per miqësoren me Poloninë

Shqipëria është shumë pranë rikthimit zyrtar në FIFA. Organizmi më i lartë i futbollit botëror i bëri me dije Federatës Polake të Futbollit të marrë masat e duhuara për zhvillimin e miqësores së 27 majit, duke u bërë garanti i saj. Afati i fundit i vendosur nga federata polake ishte 20 maji.
Trajneri Ari Han, pasi humbi dy miqësoret me Arabinë e Moldavinë, do të grumbullojë ekipin Kombëtar në Gjermani, në periudhën 21-27 maj. Holandezi ka kërkuar në FSHF zhvillimin edhe të dy miqësoreve të tjera, përpara sfidës zyrtare me Suedinë për eliminatoret e Kampionatit Botëror.