E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fiton Vorskla. Curri-Bylykbashi, garë penalltish

Sfida e madhe midis dy "kolonive" shqiptare në Ukrainë, ajo midis Vorskla Poltava dhe Kryvbas Krivyi, me skuadrat e të cilave aktivizohen plotësisht tetë futbollistë shqiptarë, - nga katër për cdo ekip – u mbyll me fitoren e Vorskla Poltava 2-1.
Takimi morri ngjyra tërësisht shqiptaro-kosovare, pasi si kosovari Debatik Curri ashtu edhe elbasanasi Dorian Bylykbashi lanë firmat e tyre në harkun e90 minutave me golat e tyre, të realizuar me të njëjtën mënyrë, me 11 –metërsh.
Markoski shënoi i pari për Vorsklën në minutën e 13-të. Ish-kapiteni i Partizanit, Dorian Bylykbashi, barazoi me penallti në minutën e 63-të. Kur ndeshja dukej se ekipet do të ndanin nga një pikë, mesfushori i Kombëtares shqiptare, Debatik Curri, realizoi në minutën e parë shtesë golin e fitores nga pika e bardhë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›