"Peskara 2009", grup i veshtire per Shqiperine
Shqiperia do te jete ne nje grup te veshtire, ne Lojerat Mesdhetare, "Peskara 2009". Grupi A, ku ben pjese edhe Shqiperia, perbehet nga tre ekipe, mes te cilave eshte edhe Italia dhe Kroacia. Nje grup i veshtire per ekipin tone, pasi futbolli italian dhe ai kroat eshte nder me te njohur ne arenen nderkombetare. Gjithsesi, perballjet e ekipit tone U-21 do te jene nje test i mire, qe te shenohet edhe suksesi i duhur. Ne grupin B do te jene tre ekipet fqinje te Ballkanit, Greqia, Serbia dhe Turqia. 23 ekipe pjesemarrese do te jene ne Lojerat Mesdhetare, qe do te zhvillohen gjate veres se ardhshme ne Peskara te Italise. Qyteti italian do te mireprese aktivitetin numer 16 ne historine e Lojerave Mesdhetare. Vendi prites Italia, Shqiperia, Franca, Spanja, Tunizia, Algjeria, Libia, Maroku, Siria, Serbia, Kroacia, Mali i Zi, Malta, San Marino, Monako, Qipro, Turqia, Andorra, Bosnja, Greqia, Libani dhe Sllovenia do te garojne ne disiplina te ndryshme. Gjate nje ceremonia speciale, Mario Di Marko, Drejtor i Komitetit Organizator deklaroi se flaka e Lojerave do te mbahet ne L'Aquila, vendi ku ra termeti dhe vdiqen mbi 300 vete. Ai tha gjithashtu se Italia, do ta zhvilloje ndeshjen e radhes kualifikuese ne qytetin e termetit, si nje shenje respekti per te gjitha te mbijetuarit dhe per te nderuar ata qe humben jeten nga kjo tragjedi.