FIFA, kombëtarja shqiptare rendetet e 98-ta

FIFA ka publikuar edhe renditjen e skuadrave për muajin nëntor ku Kombëtarja Shqiptare ka humbur një pozicion duke u renditur në vendin e 98-të nga vendi i 97-të që ishte renditur muajin e kaluar. Kuqezinjtë në këtë periudhë kanë zhvilluar vetëm një ndeshje atë miqësore kundër Estonisë të cilën e kanë barazuar pa gola. Kombëtarja ka grumbulluar 327 pikë për këtë muaj ndërsa vazhdojmë të biem në këtë renditje pasi vetëm disa muaj më parë ishim në vendin e 93-të dhe tashmë jemi akoma më poshtë. Më mirë se kuqezinjtë renditen Kombëtare të tilla si Malavi ,Kuba dhe Mozambiku. Por për sa i përket kreut të këtij muaji në renditjen e FIFA-s ka ndodhur edhe rrotacioni pasi nuk është më në vend të parë Brazili, por Spanja e Del Boskes.Brazili ka zbritur në vendin e dytë ndërsa në vendin e tretë është Holanda.