E Shtunë, 31 Tetor 2026

FIFA kunder idese se sensoreve ne vijen fatale

Teknologjia në futboll është ende një ëndërr e largët. FIFA ka hedhur poshtë edhe një herë idenë për të vendosur në vijën fatale sensorë, të cilët do të ndihmonin arbitrat të kuptonin nëse topi e ka kaluar apo jo atë. Në mbledhjen e fundit të zhvilluar në Uells, Bordi Ndërkombëtar i FIFA-s, i cili vendos dhe rregullat e futbollit, ka hedhur poshtë kërkesën për të aplikuar teknologjinë në fushën e lojës. Presidenti Sepp Blatter, një nga zërat më të fortë kundër kësaj ideje ka bërë të ditur se eksperimentet e zhvilluara deri tani nuk kanë qenë të suksesshëm.

“Sa i përket teknologjisë në fushë, ne e kemi marrë parasysh këtë ide, madje janë zhvilluar dhe eksperimente që nuk kanë rezultuar pozitivë. Ne do të diskutojmë serish për këtë vitin e ardhshëm, por për momentin nuk do të ketë asnjë të re sa i përket kësaj hipoteze”, ka thenë Blatter. Zërat për vendosjen e teknologjisë në fushën e lojës u bënë më të fuqishëm, pas gabimeve të arbitrave në Botërorin e fundit ndërsa goli i Lampard në ndeshjen Gjermani –Angli do të mbetet gtjatë në mendjen e të gjithë tifozëve.

Ndërkohë, Bordi Ndërkombëtar i FIFA-s, ka vendosur që ndeshjet e Euro 2012 do të kenë 5 arbitra në fushën e lojës. Sipas qeverisë, Botërore të futbollit eksperimenti i bërë më ndeshjet e Kupave të Evropës ka rezultuar pozitiv.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›