Papa Benedikti shfajeson hebrenjte nga faji biblik

Papa Benedikt i 16 në një lëvizje të paprecedent hedh poshtë një ndër cështjet kryesore që ka rënduar në marrëdheniet mes hebrejve dhe të krishterëve për 2 mijë vjet. Ati i Shenjtë shfajëson hebrejtë nga faji biblik. Në librin e tij të fundit Ati i Shenjtë hedh poshtë pretendimet se hebrejtë janë përgjegjës për kryqëzimin e Krishtit duke hedhur poshtë dhe konceptin e fajit kolektiv që ka përndjekur për shekuj të tërë marrdhëniet ndërmjet të krishterëve dhe hebrenjve.
Për grupimet hebre kjo është një ditë fitoreje ndërsa e kanë mirëpritur një lëvizje të tillë. Liga kundër shpifjes e quajti atë një moment shumë të rëndësishëm e historik të pritur për të përmirësuar dialogun ndërfetar. Por për të tjerë behët fjalë për pranimin e një fakti të ditur prej kohësh. Papa në volumin e dytë të librit të tij të titulluar "Jesus of Nazareth", që do të botohet javën e arshme shkruan: "Tani duhet të pyesim: kush ishin akuzuesit e hebrejve? Hebrejtë në ungjillin sipas Gjonit kjo shprehje në asnjë rast nuk nënkupton popullin e Izraelit në përgjithësi e aq më pak në kuptimin racist. Pas të gjithash Gjoni ishte vetë hebre sic ishte dhe Jezusi e gjithë ndjekesit e tij. I gjithë komuniteti kristian i hershëm ishte hebre", shkruan Ati i Shenjtë.
Kisha katolike për herë të parë hodhi poshtë idenë e fajita kolektiv në një dokument të 1965 por kjo është hera e parë që një Papë në mënyrë të detajuar sjell detaje e krahasime nga bibla, në lidhje me dënimin me vdekje të Jezusit nga Pont Pilati.
Delina Bitraku