E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ronaldo dëmtohet rrezikon të mungojëkundër Lionit

MADRID- Ylli portugez i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, pritet të mungojë 10 deri në 15 ditë pas lëndimit të pësuar të enjten mbrëma në ndeshje kundër Malagas. Kjo është bërë e ditur të premten në sajtin zyrtar të klubit madrilen. 

Reali fitoi me rezultat të thellë 7:0 kundër Malagas në kuadër të kampionatit spanjoll. Ronaldo në këtë ndeshje shënoi tre gola, por u lëndua gjatë shënimit të golit të fundit. Ai rrezikon të mungojë në ndeshjen e kthimit të një të tetës së finales së Ligës së Kampionëve kundër Lyonit.
"Lëndimi u duk serioz dhe kjo është një anë negative e kësaj ndeshjeje. Ronaldo nuk largohet nga fusha për një lëndim të lehtë", ka thënë trajneri i Realit, Jose Mourinho, shkruajnë mediumet spanjolle të premten. Ronaldo u largua në minutën e 77-të të ndeshjes. Portugezi lëshoi fushën me një dëmtim të muskulit në këmbën e majtë, ndërsa u largua ndonëse skuadra madrilene nuk kishte më drejt në zëvendësime.

"Unë lëndova veten te rasti i golit të tretë. Unë nuk kam dashur të rrezikojë më shumë pasi ndeshjet me rëndësi po vijnë dhe kështu u largova. Lëndimi nuk më duket se është aq serioz. Ne ishim duke fituar ndeshjen me rezultat të thellë, kështu që nuk pata nevojë për të rrezikuar. Por, nuk besoj se do të mund të luajë të dielën kundër Racing Santanderit", ka thënë Ronaldo. Ndeshja e kthimit kundër Lyonit do të zhvillohet më 16 mars në "Santiago Bernabeu" të Madridit. Ndeshja e parë në Lyon përfundoi me rezultatin e barabartë 1:1. Ronaldo do të mungojë sigurt në ndeshjet e kampionatit spanjoll kundër Racing Santanderit dhe Herculesit.

Portugezi me tre golat e shënuar ka arritur yllin argjentinas të Barcelonës, Lionel Messi, në krye të listës së shënuesve më të mirë të elitës së futbollit spanjoll. Si Ronaldo ashtu edhe Messi kanë nga 27 gola. Real Madridi pas 26 ndeshjeve në Primera Division, mban pozitën e dytë me 71 pikë, shtatë më pak se liderja Barcelona.
(m.a/kd/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›