E Shtunë, 31 Tetor 2026

FIFA lejon miqesoret e Kosoves

Kosova nuk është më e izoluar. Pas përpjekjeve të shumta dhe muajve pritje, më në fund Komiteti Ekzekutiv i FIFA-s ka dhënë “dritën jeshile” për miqësoret ndërkombëtare.

Nga Tokio, Japoni, organi më i lartë i federatës ndërkombëtare miratoi të futet në fuqi vendimi i marrë 7 muaj më parë, për ti hequr izolimin futbollit kosovar.

“Konform vendimit të marrë më 21 maj 2012 për ti lejuar federatat anëtare të FIFA-s të luajnë ndeshje miqësore ndërkombëtare me ekipet nga Federata e Futbollit të Kosovës, që nuk është anëtar i FIFA-s, Ekzekutivi pranoi të implementojë këtë vendim për të rinjtë, amatorët, femrat dhe klubet”, thuhet në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare të FIFA-s.

Ky ishte lajmi i shumëpritur në Kosovë, vend që gjithsesi ende nuk ka të drejtë të zhvillojë ndeshje kualifikuese zyrtare me përfaqësuesen apo që klubet të marrin pjesë në Kupat e Europës.

Që kjo të realizohet, më parë Kosova duhet të njihet si anëtare nga Organizata e Kombeve të Bashkuara.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›