Bastet -2 pike per Napolin
Skandali i basteve në Itali mund të ndikojë në objektivat e Napolit në këtë sezon.
Skuadra do të penalizohet me 2 pikë në tabelën e klasifikimit, duke humbur edhe më shumë terren në garën për titull nga Juventusi dhe Interi.
Dënimi do të jepet zyrtarisht të hënën, ndërsa këto pikë të hequra mund të ndikojnë edhe në fund të sezonit, në ambiciet e klubit për një vend në Champions League.
Përveç ekipit, masa ndëshkimore pritet të ketë edhe për dy futbollistë. Bëhet fjalë për kapitenin Paolo Cannavaro dhe Gianluca Grava, të cilën do të pezullohen për 6 muaj.
Kjo do të bëjë që presidenti De Laurentiis të jetë i detyruar të investojë në merkato. Nëse Komisioni i Disiplinës do të konfirmojë vendimet, atëherë nevojiten me patjetër blerje në mbrojtje.