Uruguai fluturon në çerekfinale

Uruguai është skuadra e parë çerekfinaliste e Botërorit, pasi mundi 2-1 në një tetat e finaleve Korenë e Jugut. Për dy herë kampionët e botës (1934, 1950) shënoi një dopjetë Luis Suarez (8’ dhe 80’). Golin e barazimit të përkohshëm për aziatikët e realizoi Lee Chung-Yong (68’).
Për herë të fundit në çerekfinale Uruguai kishte qenë në “Meksikë 1970”, madje në finalen e “ngushëllimit” për vendin e tretë dhe të katërt humbi me Gjermaninë Perëndimore (1-0).
Në katër kampionatet pasardhëse në të cilat ka marrë pjesë, skuadra “çeleste”, ishte eliminuar qysh në fazën e grupeve në vitin 1974 dhe 2002 dhe në një të tetat në 1986 dhe 1990.
Formacioni i Tabareze ka grumbulluar 10 pikë në katër ndeshje, duke vendosur edhe një rekord unik të saj për pikët e mbledhura në një Botëror (në vitin 1930 grumbulloi 8 pikë).
Luis Suarez, autori i dopjetës fitimtare u ngjit në kuotën e 3 golave, duke u barazuar me argjentinasin Higuain, spanjollin Vija dhe sllovakun Vitek.
Suarez shënoi dopjetën që e çoi Uruguain pas 40 vjetësh në fazën çerekfinale të një Botërori, me golin e tij të dytë për të qenë ndër më të bukurit e këtij kompeticioni. Një gol “alla Del Piero”.
Suarez pas kualifikimit: “Nuk mund ta besoj, nuk e llogaris fare se topi hyrë në rrjetë. Tani dëshiroj vetëm të festoj. Imagjinojeni se çfarë po ndodh në Uruguai. U kushtoj golat familjes sime dhe të afërmeve të mi”.
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Shtune, 26 Qershor 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili