FIFA nis hetimin e dy ndeshjeve ndërkombëtare
FIFA ka hapur procedura disiplinare kundër zyrtarëve të disa ndeshjeve ndërkombëtare, përfshirë atë mes Bolivisë dhe Letonisë, si dhe mes Estonisë dhe Bullgarisë, të zhvilluara që të dyja në Turqi muajin e kaluar. Pas një vlerësimi të plotë të dokumenteve të prezantuara te trupa futbollistike rreth shqetësimeve për montim të ndeshjeve, komiteti disiplinar tani do të nisë hetimin. Më herët FIFA kishte konfirmuar se kishte dyshime për fitoren 2-1 të Bolivisë dhe barazimin 2-2 mes Estonisë dhe Bullgarisë. Ndeshjet u luajtën njëra pas tjetrës në Antalia, Turqi, më 9 shkurt dhe bastvënësit shprehën shqetësime kur të gjithë shtatë golat u shënuan nga pika e bardhë, një prej të cilëve u humb dhe gjyqtari urdhëroi të ekzekutohej sërish. Gjyqtarët e përfshirë, hungarezë sa i takon përkatësisë nacionale, ishin të njëjtët në të dyja ndeshjet, ndërsa autoritet hungareze raportuan se ata ishin të kualifikuar vetëm për të drejtuar ndeshje të kategorisë së tretë.