Juventus kërkon Zidane Junior, Encon
SHKRUAN: Jeton Selimi 11-03-2011 10:58
Në kohën që shumë tifozë të Real Madridit po krahasojnë magjinë e Mesut Ozil me atë të Zinedin Zidane, trashëgimtari i vërtetë i ish-futbollistit francez, djali i tij Enco, po kërkohet nga Juventus. Sipas ‘La Gazzetta dello Sport’, 16-vjeçari që luan në ekipin e të rinjve të Real Madridit i pëlqen shumë drejtuesve bardhezinj, të cilët kërkojnë ta blejnë vitin tjetër. Enco Zidane do të luante në ekipin e të rinjve në Torino, nëse operacioni kryhet. “Zidani i Vogël”, siç quhet në Spanjë, luan në një pozicion të ngjashëm me atë të babait të tij, prapa sulmuesit kryesor.