FIFA përcakton çmimet e biletave të Botërorit “Brazil 2014”
Federata Botërore e Futbollit, FIFA, ka përcaktuar çmimet e biletave për Kampionatin Botëror të vitit 2014, që do të zhvillohet në Brazil. Çmimet e biletave për tifozët ndërkombëtarë që duan të shohin Botërorin do të startojnë nga 90 dollarë (69 euro) për ndeshjet e fazës së grupeve. FIFA ka njoftuar se bileta më e lirë për tifozët e huaj për ndeshjen finale më 13 korrik, do të jetë 440 dollarë (335 euro), ndërsa më e shtrenjta 990 dollarë (755 euro).
Botërori do të nisë më 12 qershor të 2014-ës, me ndeshjen e parë që luhet në Sao Paulo, ku Brazili do të presë një nga skuadrat e grupit të tij, por më parë duhet të presim shortin në fund të vitit. Tifozët kanë deri më 10 tetor kohë për të aplikuar për biletë dhe më pas nëpërmjet një lotarie do të vendoset se cilat aplikime për bileta janë të suksesshme.
Në total, afër 3 milionë bileta do të jenë në dispozicion për adhuruesit e futbollit. Për shtetasit e Brazilit startojnë nga 15 dollarë (11.5 euro). Ato janë për studentë, persona të moshës mbi 60 vjeç dhe njerëzit e programeve për mirëqenie sociale. Për brazilianët e tjerë, biletat nisin nga 30 dollarë (23 euro).
Nga sa shihet, çmimet në fazën e parë, atë të grupeve, janë të lira, ndërsa finalja do të vijojë me bileta të shtrenjta, pa llogaritur në tregun e zi, që mendohet të shkojë deri 3 mijë euro. (E.Ilnica/balkanweb)