Berisha: Arrita një rekord të ri, 145 minuta not në Dhërmi! Gati për beteja të reja
TIRANË- Kryeministri në detyrë Sali Berisha ka arritur një rekord të ri personal në not. Lajmi bëhet i ditur nga vetë ai përmes faqes së Facebook, ku nuk ka ngurur të postojë edhe foto gjatë notit.
Teksa shprehet se është gati për beteja të reja, Berisha shton se ka notuar sot në Dhërmi për plot 145 minuta, 5 minuta më shumë se një vit më parë.
Një vit më parë kryeministri notoi për 140 minuta, rekord ky i thyer këtë vit. Edhe pse vitet e tjera rekordet në not i ka parë si një ogur të mirë edhe për karrierën politike, edhe këtë vit, pavarësisht se ka humbur zgjedhjet, Berisha shprehet optimist, kur thotë “Gati për beteja të reja”.
“Sot në Dhërmi bëra një check up në natyrë! Një rekord i ri u arrit. 145 minuta not të të gjitha stileve. Gati për beteja të reja, të fuqishme që na presin”, komenton Berisha.
(m.a/BalkanWeb) Lidhje te tjera FOTO: Berisha shënon rekord të ri, 145 minuta not në Dhërmi!