FIFA publikon vendosjen e skuadrave për shortin
FIFA ka bërë publike vendosjen e skuadrave në vazot nga do të zhvillohet shorti i finaleve të Kupës së Botës 2010. Në vendosjen e re Franca nuk është përfshirë mes tetë përfaqësueseve më të mira. Vendin e ekipit francez, fitues të trofeut në vitin 1998 dhe finalist në botërorin e kaluar, e ka zënë Holanda. Sipas sekretarit të FIFA-s kualifikimi i diskutuar shumë i Francës nuk ka patur ndikim por e gjitha bazohet te renditja. Në shortin që do të hidhet të premten në Kejptaun të Afrikës së Jugut nuk do të jetë i pranishëm trajneri i Argjentinës, Maradona, i cili është pezulluar nga FIFA.