Shefi i Interpol: I impresionuar nga progresi i Shqipërisë
Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Lulzim Basha zhvilloi një takim me drejtorin e EUROPOLIT, Rob Wainwright në Hagë. Ata nënshkruan marrëveshjen për zbatimin e bashkëpunimin strategjik midis Europolit dhe policisë shqiptare. Një marrëveshje e tillë do të forcojë së pari komunikimin miids zyrës së Europolit me selinë e saj në Hagë dhe autoriteteve shqiptare në Tiranë. Marrëveshja e firmosur nga të dyja palët do të shërbejnë gjithashtu për shkëmbimin e të dhënave kriminale të ndjeshme midis Europolit dhe policisë, duke bërë të mundur në të ardhmen bashkëpunimin për aksione ndërkufitare në kuadrin e luftës së krimit të organizuar.
Rob Wainwright “Ne jemi shumë të angazhuar për forcimin e bashkëpunimit midis Europolit dhe autoriteteve shqiptare për luftë kundër krimit të organizuar. Jam informuar nga ministri për rezultatet impresionuese të programit të suksesshëm të reformave që po ndërmerren në vend dhe progresi. Ne kemi folur për një numër të konsiderueshëm të bandave kriminale që janë shkaterruar dhe kjo po ofron një shembull të rolit udhëheqës që ka Shqipëria në rajon për luftë të suksseshme kundër krimit të organizuar. Jam shumë i impresionuar nga progesi që ka bërë Shqipëria. Është e mirë për Shqipërinë dhe për kontinentin evropian si i tërë".
Ministri Basha theksoi nga ana e tij, se kjo marrëveshje përbën dhe një hap përpara në procesin e liberalizimit të vizave. Ministri i Brendshëm tha se arritja e kësaj marrëveshje është një shenjë e besimit që BE ka tek kapacitetet e Shqipërisë për të bashkëpunuar në luftën kundër krimit, një fakt ky që u konfirmua edhe gjatë vizitës së ministrit të Brendshëm italian në vendin tonë, Roberto Maroni.