Obezët do paguajnë më shtrenjtë për të udhëtuar
Kompanitë ajrore duket se po marrin në konsideratë që për personat e shëndoshë të aplikojnë një taksë shtesë, kjo, pasi ata zënë më shumë se 1 sedilje. Në fakt, kjo ide është dhënë nga kompania, Ryanair, e madje ka ngjallur mjaft polemika. Me këtë foto, është dashur të tregohet se sa e vështirë është të udhëtosh kur ke pranë një pasagjer të tillë. Në fakt, disa kompani kanë filluar të aplikojnë tarifa më të larta për obezët. Psh, kompania amerikane United kërkon pagesë shtesë në rast se nuk arrin të ulesh në një sedilje normale, në një kohë që American Airlines kërkon që obezët të paguajnë për dy sedilje.