Egjipt, ministria e brendshme: Veprime të ashpra kundër akteve të dhunës
KAJRO- Ministria e Brendshme egjiptiane ka paralajmëruar sot se ''do t'i përgjigjej vendosmërisht të gjitha akteve të dhunës'', në një komunikatë të publikuar rreth një orë para përfundimit të afatit të ultimatumit të bërë nga forcat e armatosura drejt presidentit, Mohamed Morsi, kundër të cilit ka protresta masive.
Ndërkohë që aktet e dhunës, kryesisht gjatë protestave pro dhe kundër Morsit, kanë shkaktuar 47 të vdekur që prej një jave, ministria njoftonte se policia "do të mbronte" egjiptiane dhe do të kundërshtonte çdo akt dhune.
(d.b/BalkanWeb)