Pusetat e bllokuara permbytin Tiranen kaos dhe trafik

Don Bosko nen ujera veshtiresi ne qarkullim. Shiu bllokon disa akse te tjera ne kryeqytet
Bulevarde te permbytura nga uji rruge te pakalueshme trafik dhe kaos neper te gjitha rruget dhe rrugicat e Tiranes. Qe ne oret e para te mengjesit te djeshem mijera automjete kane mbetur deri ne trecerek ore ne trafikun e kryeqytetit. Ne disa prej akseve niveli i ujit ka arritur deri ne disa centimetra cfare ka veshtiresuar qarkullimin jo vetem te makinave por edhe te qytetareve. Me problematikja mbetet zona e Don Boskos ku permbytja e kesaj rruge vjen edhe per shkak te shperthimit te kanaleve te ujerave te zeza te Tiranes situate qe perseritet sa here qe bie shi e megjithese risillet ne vemendje nga Bashkia e Tiranes nuk merret asnje mase. Po keshtu gjendje e renduar eshte paraqitur edhe ne disa akse te tjera ku bllokimi i pusetave dhe mungesa e kanalizimeve kane veshtiresuar akoma me shume levizjen. Shiu ka shkaktuar probleme edhe ne periferi te Tiranes si ne Bathore dhe Paskuqan ku vershimi i ujerave ka permbytur zonen ndersa niveli i ujit ka arritur deri ne nje meter. Permbytje ka pasur edhe ne zonen e Paskuqanit ne Vore si edhe pergjate autostrades Tirane ndash Durres ku nen uje jane te gjitha oborret e shtepive.
Problemet
Pergjate gjithe paradites se djeshme trafiku i renduar ka qene pjese e disa akseve kryesore te Tiranes. Qindra banore e kane pasur te pamundur te levizin. Po keshtu edhe automjetet kane mbetur te bllokuara ne nje trafik te renduar ndoshta me kaotikun e ketij viti. Por ne krye te listes se rrugeve te permbytura dhe ku mezi kalohet vazhdon te jete Don Boskoja. Ne kete zone rruge trotuare dhe mjaft shtepi permbyten sa here qe bie shi. Banoret e zones fajesojne Bashkine e Tiranes e cila vazhdon te mos marre masa.
Por me shqetesuese situata ka qene per katet e para te ndertesave njekateshe te cilat ne disa zona te Tiranes jane mbushur me uje.
Besimi tregtar ne zonen e Don Boskos tregon se dje punonjesit e Drejtorise se Pastrim-Gjelberimit te bashkise jane shfaqur diku pas mesdites ne tentative per te pastruar pusetat por ka qene e pamundur nga reshjet te cilat kane vazhduar pa pushim pergjate gjithe dites.
Punimet
Edhe punimet ne pjesen me te madhe te qytetit kane bere pjesen e tyre duke renduar akoma me shume levizjen neper Tirane. Mijera automjete dje paradite kane qene te detyruara dhe vazhdonin te levizin mjaft ngadale ne akset kryesore rrugore te Tiranes duke shkaktuar nje kaos total ne krejt trafikun. Shirat e rena prej oreve te para te mengjesit te djeshem jane nje prej shkaktareve te bllokimit te ketij trafiku por ky fenomen shfaqet here pas here edhe ne kohe me diell duke ngadalesuar vajtjen ne pune te mijera banoreve te metropolit si dhe duke penguar veprimtarite normale te biznesit.
Rruget
Edhe disa akse te tjera kane vazhduar te mbeten te bllokuara si rruga Komuna e Parisit ne unazen e Tiranes prane shkolles Vasil Shanto ne akset qe pershkojne rruget drejt zones veriore te Kryeqytetit ku ndodhet edhe qendra spitalore me e madhe ne vend ne bulevardin Deshmoret e Kombit si dhe ne rruget qendrore qe te cojne drejt autostrades ne drejtim te Durresit ku jane perqendruar edhe ndermarrjet industriale kryesore me te medha ku trafiku ka qene mjaft i renduar duke shkaktuar ne disa segmente edhe bllokim te autostrades. Permbytje ka pasur edhe ne zonen e Paskuqanit ne Vore si edhe pergjate autostrades Tirane ndash Durres. Nen uje jane te gjitha oborret e shtepive por fatmiresisht banesat kane mbetur ende te paprekura. Edhe nje pjese e rrugeve jane permbytur teresisht duke e bere te pamundur kalimin. Drejtori i Pergjithshem i Emergjencave Civile Leonard Olli thote se edhe situata ne periferi te kryeqyteti eshte e rende. Sipas tij ne keto zona jane nisur ekipet e ndihmes.
Moti
Situata pritet te ndryshoje meteorologet thone se duke filluar nga oret e mbremjes se djeshme dhe deri te premten e ardhshme nuk do te kete me reshje shiu nderkohe qe ne te gjithe territorin e vendit do te mbizoterojne kthjellimet. Shirat me te konsiderueshme kane qene ne veriperendim Shkoder dhe Lezhe me pas kemi pasur ne qender Tiranen dhe Krujen nderkohe qe me problematike ne jug eshte Gjirokastra qe ka marre shira te konsiderueshme. Duke nisur nga dita e sotme pritet qe kthjellimet te kthehen ne vend - ben te ditur Lajda Porja meteorologe. Rikthimi i kthjellimeve ne vend pritet te shoqerohet me nje ulje te ndjeshme te temperaturave ne te gjithe territorin. Sipas meteorologeve duke filluar qe nga dita e premte do te kete renie te temperaturave. Ne fakt renia me e ndjeshme do te jete ne vlerat e mengjesit me 6 grade.