E Shtunë, 31 Tetor 2026

Keqkuptimi mbi kontraten e qeverisjes

/ /

NgaERMAL HASIMJA

Kur degjon kryeministrin apo qeveritare te tjere shpesh te krijohet pershtypja se qytetarit i kerkohet me kembengulje te madhe jo vetem njohja e arritjeve te medha por mbi te gjitha mirenjohja. Duket qarte se ka nje keqkuptim madheshtor ketu. Mirenjohja vlen ne situaten kur personi A ndihmon apo kryen nje veprim te dobishem per personin B mbi bazen e nje angazhimi shpesh joreciprok dhe zakonisht pa interes. Mirepo marredheniet e pushtetit dhe sidomos ato te perfaqesimit nuk jane te ndertuara mbi parimin e mireberjes dhe mirenjohjes perkatese por mbi baza kontraktuale.
Por perse mirenjohja nuk ka fare vend ne nje kontekst kontrate
Se pari pikenisja themelore e kesaj kontrate eshte kembengulja e pashoqe e Berishes dhe politikaneve te nivelit te tij per te kerkuar me cdo kusht pushtetin pergjate 20 viteve perfshire edhe ne situata qe do te kishin shkurajuar cdo politikan te demokracive perendimore. Votuesit nuk shkuan ta marrin me zor ne shtepi Berishen Nanon apo Ramen me te tjere per ti udhehequr. Nese ndonjeri prej tyre e mendon kete besoj se ka probleme serioze qe duhen trajtuar nga profesioniste. Perkundrazi udha individuale drejt pushtetit eshte ndertuar me perplasje te suksesshme me konkurrentet perjashtime debime shkurajime ... per te thene vetem ato me te pranueshmet per shijet tona demokratike. Domethene me vullnet te plote per pushtet gje qe eshte normale duhet thene. Kontrata qe nenshkruhet simbolikisht me ardhjen ne pushtet nenkupton dhenien e privilegjit te ushtrimit te pushtetit ne kembim te kryerjes se nje sherbimi. shte ne parim e njejta procedure me punen e nje mjeshtri qe ti e paguan per te te rregulluar makinen. Ai kryen punen per te cilen eshte ofruar vete dhe ne kembim merr para. Nuk ka ndonje arsye te vecante per te qene mirenjohes ndaj njeri-tjetrit. Mirenjohje do te duhet te kishte nese sherbimi behet falas ose nese klienti paguan me teper sesa ishte parashikuar. Por ky nuk eshte rasti i liderit ne Shqiperi dhe pothuajse askund ne fakt. Sherbimi i tyre paguhet dhe paguhet shume mire edhe duke mos llogaritur privilegjet apo perfitimet e jashteligjshme. Te jesh kryeminister kryetar bashkie apo kryetar Parlamenti eshte nje sakrifice qe shume shqiptare te tjere do ta benin falas. Une sa per shembull jam i gatshem ta ndihmoj kryeministrin dhe ti heq barren e rende qeverisese duke e zevendesuar ne postin e tij per nja 2 muaj. Madje disa prej shqiptareve te tjere per te cilet flas do ta benin edhe shume me mire. Lideret nuk kane pse te presin mirenjohje per permbushjen e nje kontrate p.sh. ne rastin e heqjes se vizave. Perse valle duhet ti jesh mirenjohes qeverise per heqjen e vizave Mos ndoshta kishte ndonje opsion tjeter pervec realizimit te kushteve per heqjen e tyre Mos ndoshta qeveria mund te vendoste te mos bente asgje per heqjen e tyre Mos ndoshta kemi votuar per mosheqjen e vizave Mos ndoshta qeveria beri mrekullira duke mundesuar heqjen e vizave ne radhen e parafundit Duke u kthyer tek metafora e mjeshtrit me pagese me thene te verteten une nuk do ta duroja me shume se 5 minuta derdellitjen vetelavderuese te tij ne rast te nje pune sado mbreselenese. Ne kushtet kur mjeshtrit ofrojne pak a shume te njejten cilesi do te zgjidhja ate me pak llafazanin.
Se dyti koncepti i mirenjohjes lidhet me kontekste historiko-politike te se shkuares autoritare kur lideri shihej si i derguari i Perendise apo shpetimtar i derguar prej fatit per te nxjerre nje vend nga balta. Lidhet edhe me nje vizion mesianik te udheheqesise gje te cilen qytetaret e demokracive perendimore e kane gelltitur me pak sesa votuesit shqiptare te mesuar me qendrime te tilla ekzotike.
Se treti nje pjese e mire e qytetareve qofte permes votes qofte permes sondazheve qofte permes protestave a te gjitha ketyre bashke e kane shprehur hapur qendrimin e tyre kunder menyres se qeverisjes. Veshtire te mendohet se prej tyre duhej pritur mirenjohja kur dihet se ata kane qene kunder nenshkrimit te kontrates me nje parti te caktuar.
Se katerti perseri nga pikepamja e kontrates dhe sa per tu futur tek hollesite duket qarte se te pakten ne disa elemente ajo nuk eshte zbatuar. Ne vitin 2005 Sali Berisha nuk premtonte me pak korrupsion por nje qeverisje me duar te pastra. Perfytyrojeni per nje cast nje slogan zgjedhor te tipit Per nje qeverisje 15 me pak te korruptuar Ne fjalimin e se enjtes ne Kuvend kryeministri shpalli se korrupsioni ishte crrenjosur. Ka shume mundesi qe nese e mendon sinqerisht kete kryeministri te jete i vetmi shqiptar qe e beson ate qe thote. Perceptimi i qytetareve per korrupsionin sado i perafert e subjektiv qe te jete duket se tregon te kunderten. Konstatimet nderkombetare tregojne se ligjet e antikorrupsionit jane te mira por nuk zbatohen. Nje emision si Fiks Fare zbulon pothuajse cdo dite raste korrupsioni shume me teper sesa vete qeveria me mekanizmat e saj te kontrollit te brendshem. I vetmi dallim me indiferencen e prokurorise eshte fakti se kjo e fundit te pakten nuk kerkon qe ti jemi mirenjohese. Ajo qe votuesit e PD-se ne vitin 2005 prisnin nuk ishte ne fakt as permiresimi relativ i gjendjes p.sh. kalimi nga vendi n ne vendin n-5 ne listen e vendeve te korruptuara. Pritej ndryshimi rrenjesor ashtu sic u premtua. Prandaj edhe per kete arsye eshte jonormale te kerkohet mirenjohje. Jo vetem qe premtimet kontraktuale nuk jane zbatuar por nga ana tjeter edhe sikur te zbatoheshin kjo do te ishte gjeja me normale ne bote dhe jo burim kerkese per mirenjohje e as motiv per mburrje.
Dhe se fundmi paksa jashte temes mire qe jemi mesuar me faktin se lajmet e mediave tone gatuhen kryesisht ne kuzhinat e partive por te pakten do te ishte mire te mos ishin domosdoshmerisht kaq te merzitshme. Nuk mund te lihet cilesia estetike e lajmit ne doren e aftesive krijuese e oratorikete folesve qe nuk te argetojne me prej vitesh.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›