Isa Mustafa ka nje plan
NgaARMAND SHKULLAKU
Isa Mustafa nuk kishte rruge tjeter. Ai duhej ta merrte kreun e LDK-se. Presioni i madh nga shume drejtime dhe nevoja per te pasur nje force serioze qe do te ekuilibronte balancen politike ne Kosove nuk i linte shume zgjedhje kryetarit te Prishtines. Per shkak te rrethanave si zhgenjimi me drejtimin e Fatmir Sejdiut deshira per ringjalljen e LDK-se vakuumi i madh opozitar dhe mungesa e nje kunderpeshe ndaj PDK-se se forte te Hashim Thacit emri i Isa Mustafes u shnderrua ne te vetmen alternative jo vetem per partine e tij por edhe per nje pjese me te gjere te shoqerise. Kjo e fundit jo domosdoshmerisht si mbeshtetese e Mustafes por me shume si nxitese e funksionimit te nje demokracie normale.
Kryetari i Prishtines nuk mund ti neglizhonte keto rrethana madje ai vete i kishte ushqyer ato
sa here i ishte dhene rasti. Daljet e rezervuara ne publik pozicionimi i vendosur opozitar jo vetem si nje qendrim politik por edhe si nje qendrim moral ne nje kohe krize te moralit politik i shtuan simpatite per te. Isa Mustafa me kujdes u distancua nga problemet e politikes ditore dhe po ashtu beri durim deri ne momentin e duhur per te mos u perfshire ne debatin brenda LDK-se. Kjo strategji i rriti pritjet gati ne mitizim se zgjidhja e vetme per LDK-ne do te ishte te bindej Isa per te hyre ne gare. Dhe ai hyri atehere kur duhej.
Prej dites qe u zgjodh e deri me sot Isa Mustafa po tregon se ardhja e tij ne krye te nje force te rendesishme politike nuk ishte nje rastesi. Jo vetem per nga strategjia qe ndoqi deri me 7 nentor por edhe nga te gjitha veprimet qe pasuan. Kryetari i ri i LDK-se po deshmon se ai ka nje qellim te qarte. Ai nuk deshiron te jete kryetari i radhes qe rrethanat e sollen ne fron por nje lider qe synon ta shnderroje forcen e tij politike ne nje parti te mirefillte elektorale konkurrente per te fituar ne zgjedhje dhe qe te mbaje vulen e tij. Dhe per kete e ka nje plan. Ndarja perfundimtare me Uke Rugoven eshte shenja e qarte se ne rrugen qe ka nisur Isa Mustafa kerkon te vendose autoritetin e tij. Pavaresisht kostos elektorale qe mund te kete prishja me familjen Rugova per LDK-ne tashme vendos ish-ministri i dikurshem i Financave. Me kete veprim kryetari i ri ka treguar se ai eshte i vendosur te mos u hape rruge kompromiseve e negociatave qe mund te prodhojne telashe brenda ne parti. Ai i mbetet deklarates se gjithkush do te vleresohet sipas rezultatit te matur ne votime. Kete qendrim e ka mbajtur edhe me partite e tjera politike aleate te mundshme te LDK-se. I qete dhe i ftohte Isa ka zgjedhur qe per koalicione te flase vetem pas 12 dhjetorit duke i lene disi ne ankth ato parti qe shpresonin te hynin nen cadren e tij. Dua te mat peshen reale te LDK-se ne elektorat ka thene kryetari i ri i bindur se keshtu i motivon me shume te vetet. Por ku e gjen kete siguri dhe vetebesim Isa Mustafa qe ne cdo dalje ne publik duket i pashqetesuar qofte nga dalja vetem ne zgjedhje qofte edhe nga ndarjet e veshtira si ajo me Uke Rugoven e Bujar Bukoshin Deri tani kryetari i Prishtines ka treguar se nuk eshte njeri qe ben veprime te pastudiuara dhe aq me pak aventura politike.
Sigurisht qe Isa Mustafa e ka nje plan nje qellim. Ai kerkon te ngreje LDK-ne e re. Siguria e tij buron pikerisht nga ky fakt Me shume se sa fitorja ne keto zgjedhje te parakohshme per liderin e ri ka rendesi forcimi dhe rritja e LDK-se nen drejtimin e tij. Ndryshe nga shume politikane te tjere qe priren nga kompromiset qe bejne aleanca per hir te numrave apo mbeshteten tek diversioni me kundershtarin per te siguruar fitoren e tyre Isa Mustafa duket i interesuar dhe i fokusuar vetem ne partine e tij. Ai nuk ka fitoren me cdo kusht si qellim ne vetvete por ndertimin e nje LDK-je sipas vizionit te tij qe do te perbente bazen me te sigurt per cdo sfide te ardhshme elektorale. Ne tri dite kryetari i ri e ka shfaqur hapur synimin e tij. Ka ndryshuar nje pjese te mire te kryesise dhe tre nenkryetaret jane plotesisht zgjedhje e tij. Ka bere te qarte se kushdo qe kerkon te jete pjese e LDK-se se tij duhet te pranoje rregullat e reja te lojes ose perndryshe eshte i lire te shkoje.
Qofte ky edhe djali i ish-presidentit historik. Sepse Isa Mustafa mesa duket po kerkon te ndertoje nje parti elektorale dhe jo te arnoje nje parti historike. Ai i ka hyre sfides per te ndertuar nje LDK me profil te qarte politik e afte te konkurroje me programe dhe jo me fotografi e nostalgji. Nje LDK qe me shume se me te kaluaren te lidhet e te zgjerohet me elektorat te ri. E nese kjo do ti marre kohe Isa Mustafa ka treguar se nuk vuan nga padurimi dhe se nuk e sheh si tragjedi qendrimin ne opozite. Prandaj ai duket i qete dhe i ftohte perpara kamerave. Keto zgjedhje nuk jane basti i tij basti i Isa Mustafes eshte LDK-ja neser.