E Diel, 1 Nëntor 2026

FIRENCE – Patrulla shqiptare u bashkohet homologëve italianë për mbarëvajtjen e sezonit turistik

FIRENCE, 25 qershor /ATSH/ – Policë italianë dhe oficerë të policisë shqiptare kanë nisur patrullime të përbashkëta për sigurinë e qytetit të Firences, shkruan Policia e Firences në një njoftim për shtyp.

Patrullimet në terren kanë si qëllim qëllim forcimin e sigurisë publike dhe parandalimin e krimeve.

Nisma zhvillohet në kuadër të marrëveshjeve ndërkombëtare të Departamentit të Sigurisë Publike – Drejtoria Qendrore e Policisë Kriminale – Shërbimi për Bashkëpunimin Ndërkombëtar, i cili prej vitesh mundëson praninë e operatorëve policorë nga shtete të ndryshme në qytetet italiane gjatë sezonit veror.

Këtë mëngjes, Drejtori i Policisë së Provincës së Firences, Fausto Lamparelli, mirëpriti dy efektivë të Policisë shqiptare, të cilët prej disa ditësh janë të angazhuar në patrullime të përbashkëta me ekipet e “volanti”-ve të Via Zara.

Efektivët shqiptarë dhe italianë po kryejnë shërbim në qendrën historike të Firences, në zonat me fluks të lartë turistësh, në tramvaj dhe gjatë operacioneve të rendit publik të planifikuara në qytet.

Patrullimi i përbashkët shërben jo vetëm për rritjen e sigurisë në terren, por edhe si një mundësi e rëndësishme për shkëmbim informacioni, veçanërisht në mbështetje të turistëve shqiptarë që vizitojnë Firencen gjatë sezonit veror.

Kjo iniciativë e bashkëpunimit policor ndërkombëtar kontribuon gjithashtu në rritjen e profesionalizmit dhe përvojës së punonjësve të Policisë së Shtetit italian në terren.  /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›