E Shtunë, 31 Tetor 2026

FITCH: Italia e Spanja nuk i shlyejnë dot borxhet

Pas agjencive të specializuara Standard & Poor’s & Moody’s, edhe agjencia FITCH e ka ulur kredibilitetin e shtetit italian dhe atij spanjoll për të paguar borxhet. FITCH e zbriti një shkallë Italinë, ndërsa Spanjën e uli dy vende më poshtë. Kjo zbritje u argumentua me thellimin e krizës se euros. Ajo fsheh rreziqe të mëdha për të dy vendet me borxhe të larta. Përveç kësaj, perspektivat e rritjes janë jo shpresë dhënëse për Spanjën dhe Italinë vlerëson FITCH. Italia është ekonomia e tretë më e madhe në zonën e euros me një mal me borxhe prej afro 1,9 miliardë euro.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›