Norma e interesit Jaka Ulja te reflektohet sa me pare

Ulja e normës bazë të interesit duhet të reflektohet sa më parë të bankat e nivelit të dytë dhe kredimarrësit. Duke e cilësuar si lëvizjen e duhur në treg, kreu i dhomës së Tregtisë thotë për Albanian Screen se vendimi i bankës qëndrore duhet të jetë i prekshëm për kredimarrësit, qoshin biznese apo persona.
“Uroj që bankat e nivelit të dytë të reflektojnë shpejt në mënyrë që të krijojnë edhe atraksionin e duhur për kërkesat e sipërmarrjes dhe të ketë një rritje apo një nisje të re të kërkesave për kredi. Shpresojmë që bankat ta shohin si një sinjal të mirë të dhënë nga Banka e Shqipërisë dhe të kalojnë në një marrëdhenie tjetër me sektorin e kredimarrjes”- tha Jaka.
Para pak ditësh Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi uljen normës bazë të interesit për lekun në 5 për qind nga 5.25 që ishte. Vendimi erdhi pas 6 muajsh, kur dhe u vendos që norma të ishte 5.25. interesi aktual është më i ulti që është aplikuar gjatë 10 viteve të fundit.