E Diel, 1 Nëntor 2026

Kompanite e sigurimeve mbikeqyrje me te rrepte nga Autoriteti i Mbikeqyrjes Financiare

Kompanitë e sigurimeve do të mbikëqyren në mënyrë më të rreptë nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare.

Sipas metodologjisë së mëparshme, Autoriteti ndërhynte vetëm pasi kishte konstatuar një shkelje të parametrave të detyrueshëm financiarë.

Ndërkohë që me metodologjinë e re, të miratuar së fundmi nga Autoriteti, do mbahen nën mbikëqyrje të vazhdueshme kompanitë dhe do të ndërhyhet sa herë që konstatohet një nivel i rritur i riskut.

Manuali i Mbikëqyrjes me Fokus Riskun, së bashku me planin strategjik të zbatimit synon reformim të mbikëqyrjes së tregut të sigurimeve duke e forcuar atë më tej dhe duke e bërë atë më efiçente.

Koncepti bazë i metodologjisë së re lidhet me identifikimin e zonave me rrezik më të lartë në veprimtarinë e shoqërisë së sigurimit dhe me menaxhimin e saj me qellim uljen e riskut në nivele të pranueshme.

Në bazë të metodologjisë së re të kontrollit ndaj kompanive, Autoriteti synon të parandalojë problemet financiare më parë se të ndodhin, në vend që të punohet për zgjidhjen e tyre pasi ato të kenë ndodhur.

Forma e re e mbikëqyrjes pritet të nxisë rritjen e nivelit menaxherial të kompanive.

Forcimi i mbikëqyrjes së kompanive të sigurimit është tendencë globale, e dalë si domosdoshmëri pas krizës financiare.

Në Shqipëri tregu i sigurimeve nuk pati asnjë pasojë direkte nga kriza.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›