E Shtunë, 31 Tetor 2026

Emigrantët i kërkojnë PS-së një deputet

Rama në Rimini

Dega e Partisë Socialiste Shqiptare në Itali duket se do ndezin një debat të ri brenda forumeve të PS-së. Në një kërkesë drejtuar të gjitha degëve lokale të PS në shtetin fqinj, bëhet e qartë se socialistët në emigrim do të kërkojnë përveç delegatëve dhe përfaqësimit në struktura, edhe një deputet ne Kuvend. Kërkojmë që të caktohet një deputet zone për Italinë nga Tirana siç e kanë të gjitha degët e PS-ve të tjera në Shqipëri, thuhet në njoftim. Duke u krahasuar me degët e qyteteve shqiptare, emigrantët kërkojnë që të kenë një deputet lokal për tu konsultuar me ta por dhe për ti përfaqësuar. Ndërkohë, socialistët shqiptarë të Italisë njoftojnë se në Asamblenë e Përgjithshme më 23 tetor do të dërgojnë propozimet e tyre për tu votuar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›