E Diel, 1 Nëntor 2026

FJALA E PLOTË/ Gjyqi i krerëve të UÇK, Rama në “Bordin e Paqes”: Z.President, bëni diçka

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij  mbledhjen e Bordit të Paqes nuk la pa përmendur edhe gjyqin e 4 ish krerëve të UÇK në Hagë.

Sipas tij, Gjykata Speciale në Hagë është e dështuar, në rastin e pretencës ndaj çlirimtarëve.

Kreu i qeverisë shqiptare i bëri thirrje presidentit Donald Trump që të bëjë diçka, përpara se të ndodhë diçka e keqe.

“Faleminderit zoti president për ftesën, që të jemi pjesë e këtij eventi. Si shtet themelues i kësaj organizate. Flitet se ky Bord paqeje do zëvendësonte Kombet e Bashkuara, por shpresoj Zoti do ta bekojë Bordin e Paqes. Ne e vlerësojmë rolin tuaj zoti President për rolin tuaj për t’i dhënë fund konfliktit në Gaza. Ky Bord duhet që të sjellë për fëmijët në Gaza paqe, nga lufta e shkaktuar nga Hamasi. Humaniteti duhet të fitojë në këtë rajon. Bota mund të krijojë në Lindjen e Mesme një oaz paqeje. Shqipëria ka nderin që të kontribuoj në këtë ndryshim. Trump vendosi paqe mes Kosovës dhe Serbisë në mandatin e tij të parë.

Dua të paraqes tek ju faktin që janë kërkuar 45 vite burg në Hagë. Ajo gjykatë ka dështuar që të vendosë drejtësi dhe për të respektuar standardet e drejtësisë ndërkombëtare. Zoti Trump,  bëni diçka përpara se diçka e keqe të ndodhë. Faleminderit që na keni pranuar në këtë mision, sepse ne jemi miq të Izraelit”, u shpreh Rama.

Fjala e plotë:

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›